Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Foto nga arkivi

Një tërmet me magnitudë 5 shkallë të Rihterit ka goditur Shqipërinë të martën në mbrëmje, me epiqendër në rrethinën e Durrësit, por i cili është ndier në Tiranë, ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter Qendra Sizmiologjike Mediteriane.

Ndërkaq, Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka njoftuar se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 shkallë. Në disa pamje të shfaqura nga mediat lokale në Shqipëri, shihen banorët e shqetësuar të cilët kanë dalur në rrugë pas dridhjeve.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë.

Një termët me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, kishte goditur Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019, duke lënë të vdekur 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Thumana dhe Durrësi pësuan më së shumti nga dridhjet e fuqishme të tërmetit.