Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar në Shkup se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe se këtë mesazh e ka përcjellë në të gjitha takimet me drejtuesit e shtetit, presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Oliver Spasovski.
Por, Michel ka vënë në dukje se procesi i anëtarësimit varet nga metodologjia e re e zgjerimit për të cilën po bisedohet në kuadër të unionit, e që duhet të marrë mbështetjen e të gjitha 26 shteteve anëtare të BE-së.
“Vizita ime këtu ka për qëllim të përcjellë një mesazh shumë të fuqishëm, një bindje të thellë se e ardhmja, fati i këtij vendi është Bashkimi Evropian. Mendoj se është shumë me rëndësi të theksoj se qëllimi ynë si Këshill Evropian është që në mars të vazhdojmë me debatet se si të vazhdojmë më tej rreth arritjes së këtij qëllimi”, ka deklaruar Michele ë një konferencë për media me presidentin, Stevo Pendarovski. Ai ka theksuar se strategjia, të cilën do ta prezantojë para Këshillit Evropian do të bazohet në tri shtylla.
SHIKONI EDHE: Shkupi rikthen optimizimin për bisedimet e anëtarësimit me BE-në“Shtylla e parë ka të bëjë me atë që në javët dhe muajt në vazhdim të punojmëdhe të pajtohemi për reformën rreth procesit të zgjerimit dhe modernizimin e së njëjtës. Shumë shtete vlerësojnë se këtij procesi duhet dhënë më shumë liderdship dhe raportet mes tyre të zhvillohen duke pasur për bazë interesat e ndërsjella".
"Shtylla e dytë ka të bëjë lidhur me çështjen që do të ngrihët në Këshillin Evropian sa i përket bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shtylla e tretë ka të bëjë me strategjinë që duhet të miratohet nga BE-ja për investime me qëllim zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, investime këto që do të ndihmojnë në vazhdimin e reformave, sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Mesazhi që duhet të përçoj është se fati i këtij vendi është në BE”, ka thënë Michel.
Ai ka theksuar nevojën për vazhdimin e reformave e në veçanti zbatimin e marrëveshjeve me vendet fqinje:
“Jam i vetëdijshëm për angazhimet që po bëhen në këtë drejtim, si dhe për reformat që janë bërë e që duhet të vazhdojmë me qëllim që të zbatohet Marrëveshja e Prespës, sikur edhe Marrëveshja me Bullgarinë. Janë çështje shumë të rëndësishme, të ndjeshme, por që mundësojnë që të ecet në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.
SHIKONI EDHE: Presidentja e KE-së: Periudhë e rëndësishme për raportet BE-BallkanPresidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se Shkupi pret që të përmirësohet gabimi i samitit të kaluar në tetor kur siç tha, Maqedonisë së Veriut me pa të drejtë nuk iu dha data e bisedimeve. Pendarovski tha se vendi do t’i respektojë të gjitha kriteret që do të dalin nga metodologjia e re.
“Shpresojmë se shumë shpejt, se në mars të këtij viti do të miratohet metodologjia e re e bisedimeve të anëtarësimit dhe se do të ketë lajme të mira për integrimin tonë. Me metodologjinë e re presim që të forcohet procesi i bisedimeve aderuese, si politikisht, ashtu edhe sa i përket kredibilitetit dhe qëndrueshmërisë. Ne jemi të gatshëm të pranojmë metodologjinë e re pasi kjo është në interes tonin që procesi të jetë kredibil dhe i qëndrueshëm… Integrimi ka mbështetje të gjerë te popullata dhe ka një konsensus politik”, ka deklaruar Pendarovski, duke kërkuar nga të gjithë faktorët në vend që të vazhdojnë maksimalisht në përmbushjen e kritereve që vendi të jetë i gatshëm për nisjen e bisedimeve.
“Të gjithë duhet të përkushtohemi maksimalisht në zbatimin e reformave kyçe, sikurse edhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Integrimi evropian nuk është i rëndësishëm vetëm se për ne, por ka rëndësi për gjithë rajonin, si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit, demokracinë dhe prosperitetin ekonomik të vendeve që i janë bashkuar unionit”, ka theksuar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.