Shpërthim i koronavirusit në Kinë dhe shtete të tjera të Azisë

Kinë - fotografi ilustruese

Kina raportoi për 139 raste të reja të një virusi misterioz brenda dy ditësh.

Virusi u përhap nga Vuhan në qytete të tjera.

Kryeqyteti Pekin raportoi për dy raste, ndërsa Shenzhen - që është qendër e teknologjisë - për një rast të dyshuar.

Numri total i rasteve të konfirmuara tani është 200, ndërsa tre persona kanë vdekur nga problemet me frymëmarrjen.

Zyrtarët shëndetësorë e identifikuan virusin, i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.

Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, porse ende mbeten shumë paqartësi rreth tij.

Koreja e Jugut raportoi po ashtu për rastin e parë të saj të hënën, pas Tajlandës dhe Japonisë.

Ky shpërthim, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars - gjithashtu një koronavirus - që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se ai është më i lidhur me Sars-in sesa me çdo koronavirus tjetër njerëzor.

Lexoni edhe këtë: