Berlin: Vendimi për rrjetin 5G në janar të vitit 2020

Foto ilustrim.

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe partnerët e tyre social-demokratë e kanë shtyrë deri në vitin 2020, një vendim mbi rregullat e sigurisë për rrjetin 5G, që mund të ndalojë kompaninë kineze Huawei të hyjë në tregun gjerman.

Qeveria e Merkelit, nën presionin e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar Huawein, synon të forcojë certifikimin teknik dhe kontrollin e furnizuesve të pajisjeve të telekomunikacionit, pa përjashtuar ndonjë vend ose shitës të veçantë.

"Unë mendoj se do të kemi një zgjidhje në janar", tha ligjvënësi, Jens Zimmermann.

Një dokument i konservatorëve të moderuar përcakton që asnjë kompani e vetme nuk duhet të bëhet mbizotëruese në treg, duke furnizuar më shumë se 50 për qind të përbërësve të rrjetit 5G.

Rregullat do të jenë më të rrepta për furnizuesit jashtë Bashkimit Evropian.

SHBA-ja është duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huawei dhe rrjetin e saj 5G.

Uashingtoni dyshon se kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Huawei me qendër në Kinë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit.