Në Shqipëri vazhdojnë kërkimet për njerëz të bllokuar nën rrënoja

Durrës

Ekipet e shpëtimit në Shqipëri vazhdojnë të kërkojnë njerëz të bllokuar nën ndërtesat e rrënuara, si pasojë e tërmetit që goditi të martën këtë vend.

Së paku 25 njerëz u konfirmuan të vdekur dhe mbi 650 të plagosur.

Epiqendra e tërmetit prej 6.3 shkallësh të Richterit u regjistrua rreth 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Shumica e viktimave pësuan në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.

Mijëra njerëz kaluan natën nën qiell të hapur, pasi dridhjet e tokës vazhduan.

Kryeministri Edi Rama tha se ekipet e shpëtimtit "do të vazhdojnë të kërkojnë njerëz deri në fund".

Qeveria e Shqipërisë e shpalli të mërkurën ditë zie.

Ditë zie u shpall edhe në Kosovë, në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Tërmeti i së martës ishte më i forti që goditi Shqipërinë në disa dekada.

Pamje të situatës në Shqipëri: