Tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë

Tiranë, pamje nga tërmeti i 21 shtatorit, 2019

Një tërmet 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë, në afërsi të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas njoftimeve të para, raportohet për një person të vdekur.

Mesnatën e kaluar u shënuan disa tërmete më të vogla në Durrës, të cilat kulmuan me atë të orës 4 të mëngjesit të sotëm, kur mijëra banorë në Durrës e Tiranë dolën masivisht nga banesat.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe vendet tjera të rajonit.