Ekipi futbollistik i Republikës Çeke ka mposhtur ekipin e Kosovës me rezultat 2 me 1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që zhvillohet më 2020. Me këtë fitore, Çekia ka siguruar kualifikimin për në Euro 2020, krahas Anglisë.
Kosova kaloi e para në epërsi përmes Atdhe Nuhiut, por më pas pësoi dy herë nga Aleks Kral i Çekisë.
Me këtë humbje, Kosova renditet e treta në grup, pas Anglisë dhe Çekisë.
Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit kualifikues, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor në Prishtinë, kundër Anglisë.
Ndërkaq Kosovës i mbetet që ëndrrën për Euro 2020 të provojë ta realizojë përmes Ligës së Kombeve.