Dhoma e Përfaqësuesve e njeh si gjenocid vrasjen e armenëve

Ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një rezolutë, që e njeh si gjenocid masakrën ndaj armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të.

Kjo masë mund të provokojë zemërim në Turqi.

Dhoma e miratoi rezolutën jo detyruese, më 29 tetor, me një votim prej 405 votash pro dhe 11 kundër.

Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.

Turqit osmanë vranë dhe dëbuan rreth 1.5 milionë armenë, një pakicë e krishterë në perandorinë kryesisht myslimane, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.

Shumë historianë dhe disa vende të tjerë e konsiderojnë masakrën si gjenocid.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar një përcaktim të tillë, duke pretenduar se vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e qeverisë osmane për të asgjësuar armenët.

Turqia gjithashtu pretendon se më pak armenë vdiqën sesa ishte raportuar.