Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, përmes një mesazhi në rrjetin social, Twitter, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë treguan se qytetarët votuan për të parë fundin e korrupsionit.
“A do të ndërmarrin të gjitha partitë, në pozitë dhe opozitë, një veprim përfundimtar për këtë?”, ka shkruar Kosnett.
Election results show the people want to see an end to corruption. Will all parties – in government and opposition – take decisive action? pic.twitter.com/udJkHw2q30
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 11, 2019
Nga rezultatet preliminare, të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave.
Sipas KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta.
Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.