Bullgaria pro hapjes së negociatave të Shkupit dhe Tiranës me BE-në

Ilustrim.

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar Deklaratën me të cilën i jep mbështetje të plotë fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian, por me vërejtje se çfarë duhet të bëjë Shkupi deri në anëtarësimin e plotë. Deklarata është miratuar me 129 vota pro, katër kundër dhe një të përmbajtur.

Në Deklaratë thuhet se “integrimi evropian nuk duhet të jetë në dëm të ngjarjeve historike, dokumenteve dhe artefakteve, si dhe të rolit të personaliteteve në historinë bullgare”.

Kuvendi bullgar, sipas dokumentit të miratuar, i bënë thirrje Shkupit që zbatoj në mënyrë efikase, pa vonesa dhe me vullnet të mirë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që ishte nënshkruar nga kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, më 1 gusht të vitit 2017.

Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, por ende nuk kanë zgjidhur kontestet historike, në veçanti për disa personalitetet historike si Goce Dellçevin, i cili për dy vendet konsiderohet si hero i luftës për liri, pavarësi, dhe çlirim nga perandoria osmane.