Ikja e civilëve nga veriu i Sirisë
Qytetarët largohen nga qyteti kurd sirian i Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë në kufi me Turqinë.
Disa civilë duke u larguar nga rajoni në të cilin forcat turke nisën bombardimet në përpjekje për të krijuar një zonë të sigurisë në të cilën më pas do të ktheheshin miliona migrantë sirianë që gjenden në Turqi.
Turqia nisi një sulm të gjerë në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri, duke i hapur rrugën një pushtimi pas tërheqjes së trupave amerikane. Luftëtarët kurdë kanë luftuar bashkë me SHBA-në kundër grupit ekstremist Shteti Islamik. Mirëpo Turqia i konsideron këto grupe kurde si terroristë.
Dy banorë ikin me një motoçikletë nga qyteti sirian Ras Al-ain.
Tymi në objekte gjatë bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain në provincën Hasakeh përgjatë kufirit turk.
Banorët e rajonit gjejnë mënyra të ndryshme për të ikur nga konflikti.
Një grua ecën derisa në prapavijë shihet tymi pas bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e sulmit më 9 tetor, duke e emëruar atë "Operacionin Pranvera e Paqes".
Bombardimet nga ajri nuk janë ndalur që nga fillimi i tyre më 9 tetor. Forcat kurde në anën tjetër janë zotuar se do t’i rezistojnë ofensivës dhe kanë nisur të përleshen me trupat turke.
Derisa civilët vazhdojnë të ikin nga rajoni, Bashkimi Evropian ka thënë se ka pak gjasë që e ashtuquajtura “zonë e sigurt” mund të përmbushë kriteret ndërkombëtare për kthim të refugjatëve
Një familje duke u larguar nga zona e konfliktit. SHBA-ja e ka mohuar që i kanë dhënë Turqisë “ditën e gjelbër” për ofensivën e saj në Siri.
Një grua me fëmijët e saj duke u larguar nga zona.
Një grua duke ikur nga qyteti Ras al-Ain.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka thënë se ofensiva mund të ndikojë në zhvendosje të 300,000 personave nga shtëpitë e tyre.