Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka njoftuar se po vëzhgon nga afër zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter ai tha se ndihet krenar, që Kosova po zgjedh të ardhmen e saj “paqësore dhe prosperuese”.
“Ekipi i ambasadës dhe unë kemi qenë në mbarë Kosovën për të vëzhguar zgjedhjet. Ndihem krenar teksa shoh Kosovën që vendos për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar ambasadori Kosnett.