Votimet në Mitrovicën e veriut

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarët serbë në Mitrovicën e veriut po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 6 tetorit mund të votohet vetëm me dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës, çka ka ndikuar që disa pjesëtarë të komunitetit serb të ankohen se nuk po mund të votojnë, pasi që ata posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga Serbia.