Qeveria e Maqonisë së Veriut dhe sektori i biznesit ka mbështetur idenë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për heqjen e barrierave tregtare mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Por, njohësit e çështjeve politike druajnë se pas kësaj ideje, mund të fshihen ide, të cilat nuk janë në frymën e integrimeve evropiane përkatësisht kjo ide në asnjë mënyrë nuk duhet të paraqesë zëvendësim për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës në Nju Jork, ka folur rreth nismës për “mini-schengenin" e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes mënjanimit të barrierave fiskale, fizike dhe teknike.
Vuçiq ka theksuar se nuk do të jetë lehtë realizmi i zonës “mini-schengen", porse ka thënë se inkurajues për të është fakti se ekziston marrëveshje mes tij dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
SHIKONI EDHE: Integrimi ekonomik në rajon, peng i mosmarrëveshjeve politikeNga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në realizmin e iniciativave rajonale që kanë të bëjeni me rrjetëzimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se në këtë mënyrë do të përshpejtohet dhe procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.
“Iniciativa në fjalë do të ndikojë në lëvizjen e pandërprerë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, zvogëlimin e shpenzimeve për kompanitë dhe qyqarët, rritje e eksportit, si dhe zhvillimin e turizmit”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
SHIKONI EDHE: Vështirësitë e Kosovës në integrimin ekonomik rajonalKryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azevski, ka vlerësuar se iniciativa për krijimin e një zone ekonomike “mini schengen”, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e biznesit.
Por, për drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Dilon Iseni, kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi.
“Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova, edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë dhe Bashkimit Evropian dhe gjithsesi ne, si sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një menatlitei të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evroiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, thotë Iseni.
SHIKONI EDHE: Barrierat ekonomike sfidojnë bashkëpunimin tregtar në rajonin e BallkanitNdërkaq, Petar Goshev, njohës i rrethanave politike dhe atyre ekonomike ish-guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo relativizëm i kufijve, kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Goshev shton se “mini-schengen” zona mund të ndihmojë në realizimin e më shumë projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli për anëtarësimin e vendeve të rajonit në familjen evropiane, megjithëse thekson se çdo shtet do të notohet ndaras për arritjet e saj.
“Kjo ide nuk duhet të paraqesë iluzionin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton Goshev.