Xhaferi: Data e bisedimeve me BE-në nuk mund të imponojë zgjedhje

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për arritjen e konsensusit që të miratohet Ligji për punën e Prokurorisë dhe me këtë t'i hapë rrugë Këshillit Evropian që në tetor të sjellë vendim pozitiv për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.