Kompania kineze Huawei do të prezantojë telefonin e ri Mate 30 në Mynih të Gjermanisë.
Kjo është pajisja më e re e kësaj kompanie, që kur Shtetet e Bashkuara e përfshinë në listë të zezë, në muajin maj.
Uashingtoni në mënyrë efektive ndaloi firmat amerikane të furnizojnë Huawein, duke pretenduar se firma kineze është një rrezik i sigurisë kombëtare, pasi pajisjet e saj mund të përdoren nga Pekini për të spiunuar, gjë që Huawei e ka mohuar vazhdimisht.
Prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonave të mençu pret që ndalesa e SHBA-së t’i kushtojë 10 miliardë dollarë.
Lansimi i telefonit më të ri të Huaweit është përcjellur me pasiguri nga ana e blerësve, për shkak të pamundësisë që ata të përdorin aplikacione të mështetura nga kompania amerikane Google.
Telefonat e mençur nuk do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë shërbimet e Google Mobile për të përdorur Play Store,dhe për të shkarkuar aplikacione si Gmail, Youtube ose Maps.
Në vend të kësaj, Huawei do të ofrojë ndërfaqen e vet që do t'i lejojë përdoruesit të hyjnë në disa aplikacione të Google.