Arabi Saudite: Sulme me dronë në ndërtesat për përpunimin e naftës

Pamje pas sulmit në Arabinë Saudite.

Një fushë e naftës dhe një vend i rëndësishëm për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite, kanë qenë cak i një sulmi me dronë, tha Ministria e Brendshme saudite.

Sulmi mbi ndërtesën për përpunimin e naftës në Buqyaq – një vend i rëndësishëm ku përpunohet nafta për furnizimet globale të energjisë – ka shkaktuar zjarr të madh.

Saudi Armaco, gjiganti i naftës në pronësi të shteti, nuk ka reaguar ende për këtë sulm.

Kjo kompani e përshkruar ndërtesën e përpunimit të naftës në Buqyaq si “impiantin më të madh në botë të stabilizimit të naftës së papërpunuar”.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Buqyaq dhe ndaj fushës së nfatës Khurais, edhe pse rebelët jemenas Huthi, në të kaluarën kanë kryer sulme ajrore me dronë brenda Arabisë Saudite.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton me rebelët Huthi – të cilët mbështeten nga Irani – që prej marsit të vitit 2015.

Është e paqartë nëse nga ky sulm ka persona të lënduar, por ende nuk dihet po ashtu edhe dëmi që është shkaktuar në ndërtesën e përpunimit të naftës.

Në videot e publikuar online po ashtu dëgjohen të shtëna armësh në Buqyaq. Ndërkaq, sipas pamjeve, shihen flakë të mëdha që dalin nga ndërtesa e përpunimit të naftës.