Trupi i Robert Mugabes arrin nga Singapori në Zimbabve

Ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.

Trupi i Robert Mugabes ka arritur në Zimbabve, pas një udhëtimi privat me aeroplan nga Singapori, ku ka vdekur javën e kaluar në moshën 95-vjeçare.

Mugabe ka qenë lideri i parë i Zimbabvesë pasi ky shtet ka fituar pavarësinë më 1980. Ai ka qëndruar në pushtet për gati katër dekada, para se të largohej nga zyra përmes një puçi më 2017.

Ai do të varroset të dielën, pasi një funerali shtetëror që është organizuar ditën e shtunë në Harare.

Qeveria e presidentit aktual të Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, e ka shpallur atë “hero kombëtar” për rolin që ka pasur ashtu që Zimbabveja të fitojë pavarësinë.

Lexoni edhe këtë artikull: Mugabe, nga lëvizja për pavarësi në diktaturë