Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje, njoftoi të premten Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas komunikatës për media, ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma.
I burgosuri me inicialet F.I. ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, thuhet në njoftim.
Sipas të njëjtit, personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: lëndim i rëndë trupor.
Policia e Kosovës dhe prokurori mësohet se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po e hetojnë rastin.