Dy senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Senatori amerikan, Chris Murphy.

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve.

Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtojnë bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse atyre dy Moska ua ka ndaluar hyrjen.

"Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës", tha në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Murphy dhe Johnson janë kritikë të zëshëm të Kremlinit.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Lexoni edhe këtë: Palmer ka synim kthimin e Kosovës dhe Serbisë në negociata