Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën Paraburgimit në Pejë, të mërkurën në mëngjes, është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ.
“Gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat, është është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14 qershor e viti 2019-të.
Në njoftim, më tutje thuhet se me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.