Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi të hënën shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.
"Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovë, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses", tha Thaçi në një postim në Facebook.
Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime.
Kjo pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.
Atëbotë, Haradinaj ka thënë se ka dhënë dorëheqje pasi ka marrë pjesë nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë për t'u intervistuar si i dyshuar.
Lexoni edhe këtë: Me çfarë premtimesh partitë politike do t’i synojnë votat e qytetarëve?