Rusia akuzon SHBA-në për ndërhyrje në çështje të brendshme

Flamuri amerikan dhe ai rus.

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar të premten ambasadën amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një hartë që tregon rrugën që është propozuar të përshkohet në një protestë të paautorizuar qeveritare në Moskë.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë përmes një deklarate se ka nisur thirrje për intervistim te zyrtari i lartë amerikan, lidhur me këtë veprim të ambasadës.

Protestat e thirrura kundër qeverisë më 3 gusht, janë organizuar nga figura opozitare.

“Ne kemi theksuar se e konsiderojmë publikimin e rrugës si promovim për pjesëmarrje në protestë dhe thirrje për veprim, që rezulton me ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit”, është thënë në deklaratë.

Marrëdhëniet amerikane me Rusinë janë tensionuar dhe janë në nivelin më të ulët prej periudhës së Luftës së Ftohtë, pasi Kremlini ka ankesuar Gadishullin e Krimesë më 2014, ka mbështetur separatistë që luftojnë në Donbas, si dhe ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 në SHBA.

Pse përgjigjja zyrtare ndaj protestave në Moskë mund të jetë pikë kthese?