Tajfuni Lekima niset drejt brigjeve të Kinës

Foto nga arkivi.

Autoritetet kineze kanë nisur alarm të kuq, teksa një tajfun i fuqishëm është nisur drejt brigjeve lindore të Kinës.

Tajfuni Lekima, që aktualisht ka përfshirë Tajvanin me erëra më të shpejta se 190 kilometra në orë, pritet të arrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në këtë rajon për të bërë përgatitjet e duhura, ka thënë ministra për Emergjencia e Kinës.

Ndërkohë, mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.

Paralajmërimet për vërshime janë nisur në disa zona derisa edhe disa linja të trenave janë pezulluar gjatë fundjavës.

Lekima është një nga dy tajfunët që gjenden aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.