Një person i armatosur me pushkë ka hapur zjarr në dyqanin e njohur Walmart në El Paso të Teksasit të shtunën, duke lënë të vrarë 20 persona dhe plagosur 26 tjerë, deri në momentin kur u dorëzua para policisë.
Shumë qytetarë ishin duke bërë blerje kur u përballën me sulmin vetëm 6 ditë pas sulmit të një adoleshenti ndaj tre personave në Kaliforninë veriore.
Sulmuesi i Teksasit është identifikuar nga autoritetet si një 21 vjeçar ndërsa mediat kanë raportuar se ai quhet Patrick Crusius.
Shefi i Policisë në El Paso, Greg Allen, tha se autoritetet janë duke hetuar një manifest nga sulmuesi ku dyshohet për krim nga urrejtja.
Një document 4 faqe i postuar në një grup që përdoret nga ekstremistët, besohet se është shkruar nga i dyshuari, me mbishkrimin “Sulmi në Walmart”, një përgjigje ndaj pushtimit spanjoll të Teksasit.
Sulmuesi ka shprehur mbështetje edhe për sulmuesin që la të vrarë 51 persona në dy xhami të Zelandës së Re në mars.