Mbi 300 protestues dhe disa figura të opozitës janë arrestuar nga policia, para mbajtjes së protestës së planifikuar në kryeqytetin rus, Moskë.
Protesta e sotme në Moskë ka për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve të qytetit, për të vendosur emrin e disa pjesëtarëve të opozitës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator.
Vendimi për të ndaluar kandidatët opozitarë për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht se ata kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një gjë të tillë, ka nxitur në sërë protestash, të mbajtura gjatë këtij muaji.
Organizata OVD-Info, që monitoron arrestimet politike, tha se 317 persona janë arrestuar nga policia në Moskë, para mbajtjes së protestës së planifikuar.
Gjithashtu, të arrestuar janë disa prej kandidatëve që nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje, përfshirë këtu Ivan Zhdanov, Ilya Yashin dhe Dmitry Gudkov.
Protesta e sotme është thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny. Ai është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave.