Në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues me moton, “Kundër racizmit”.
Marshi ka filluar nga sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë për të vazhduar deri te Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me, siç u tha, mosveprimin e institucioneve përgjegjëse, policisë dhe prokurorisë, në lidhje me raportimet për abuzimin e të miturit, 11-vjeçar, i cili u gjet i vdekur më 11 korrik.
Your browser doesn’t support HTML5
Gazmend Qyqalla, aktivist nga komunitetet joshumicë - rom e ashkali - tha se kjo ishte një “qasje raciste dhe vrasje institucionale”, pasi që askush nuk veproi që ta parandalonte vrasjen dhe ta ndihmonte viktimën.
Policia ka arrestuar tashmë personin e dyshuar për vrasje, por familja e viktimës po i akuzon organet e rendit për mosveprim.
Marshi në Prishtinë, pasoi protestën e mbajtur në Fushë Kosovë ku edhe jeton familja e të vrarit.