Të djathtit ekstrem shkaktojnë incident gjatë performancës për viktimat e Srebrenicës
Your browser doesn’t support HTML5
Njëzet persona me bluza me fytyrën e Ratko Mladiqit dhe me simbole të tjera nacionaliste, shkaktuan një incident gjatë një performance në Beograd për nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Duke kënduar këngë nacionaliste, ata shpalosën një pankartë ku fyenin viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.