Policia në Hong Kong dëbon protestuesit që sulmuan legjislaturën

Your browser doesn’t support HTML5

Përleshje midis policisë dhe protestuesve në Hong Kong

Policia në Hong Kong përdori shkopinjtë dhe gazin lotsjellës për të dëbuar protestuesit që sulmuan legjislaturën e rajonit.

Aktivistët e pushtuan Këshillin Legjislativ për orë të tëra, duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës.

Përleshjet ndodhën në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin kinez.

Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende.

Të hënën, më herët, policia është përleshur me protestuesit që kanë bllokuar edhe një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.

Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen "një shtet, dy sisteme" që i garanton një nivel autonomie.

Ceremoni për të shënuar dorëzimin britanik mbahen çdo vit.