Trump dhe Erdogan bisedojnë për sistemin rus S-400

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilit i bëri thirrje që të mos vazhdojë me blerjen e sistemit raketor rus, S-400.

Kur dy liderët u takuan në margjinat e samitit të G20, në Osaka të Japonisë, Trump i tha Erdoganit se blerja e këtij sistemi të mbrojtjes raketore është “problem”.

“Nuk është mirë”, tha Trump.

Presidenti amerikan po ashtu e shpjegoi situatën si “të komplikuar”.

Uashingtoni ka thënë se Turqia nuk e anulon marrëveshjen për blerjen e sistemeve S-400 deri më 31 korrik, Ankarasë do t’i ndalohet që të blejë gjeneratën e re të avionëve luftarakë F-35.

SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë që të blejë sistemin e mbrojtjes raketore amerikane Patriot të vend të sistemit rus.

Më herët, Erdogan u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe i tha atij se marrëveshja për sistemin S-400 është “e rëndësisë primare”. Ai nuk dha asnjë indikacion se Ankaraja mund të tërhiqet nga marrëveshja për blerjen e këtij sistemi.

Gjatë takimit me Trumpin, Erdogan tha se “partneriteti ynë strategjik ka nevojë për solidaritet në shumë fusha”.

“Unë fuqishëm besoj se një solidaritet i tij do të jetë i pranishëm në periudhat e ardhshme”, tha ai.

Takimi ndërmjet Trumpit dhe Erdoganit zgjati rreth 35 minuta.