Ballkani në fotografi pas rënies së Millosheviqit

Më 28 qershor, 1989, presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, tha në Gazimestan se betejat e armatosura nuk përjashtohen dhe ky fjalim u interpretua si paralajmërim për luftë.

Fjalimi i Millosheviqit u paraqit nga Prokuroria e Hagës si provë e qëllimeve të tij të luftës, ndërsa Millosheviq deklaroi se fjalimi i tij në Gazimestan është keqinterpretuar.

Pas tubimit në Gazimestan, nisën luftërat e përgjakshme në Jugosllavi. Në vjeshtën e vitit 1991, Vukovari në Kroaci ra dhe një masakër e civilëve kroatë u krye në fshatin Skabërnja.

Lufta në Bosnje filloi në mes të vitit 1992. Sarajeva ishte nën rrethim për 1,423 ditë. Në këtë qytet mbi 11,500 njerëz u vranë.

Në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë u krye gjenocid, konfirmoi më vonë Gjykata e Hagës.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, u nënshkrua në dhjetor të vitit 1995. Dy njësi, Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska, u krijuan brenda Bosnjës.

Lufta në Kosovë filloi në vitin 1998, por u intensifikua në vitin 1999.

Më 24 mars, 1999, NATO nisi bombardimet në Jugosllavi, që zgjatën 78 ditë. 

Në tetor, 2000, në Serbi filluan protesta masive kundër Sllobodan Millosheviqit, regjimi i të cilit përfundoi më 5 tetor.

Millosheviq u arrestua më 1 prill, 2001. Ai vdiq në qelinë e burgut të Gjykatës së Hagës nga efektet e infarktit më 11 mars, 2006.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008.