Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ftesën e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të diskutuar situatën politike në këtë vend.
Përveç Ramës, në takime të veçanta, Meta ka ftuar edhe kreun e opozitës, njëherësh kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Rama ka thënë se “për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial”, nuk do të mund të jetë pjesë e takimit.
“Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, ka thënë ndër të tjera ai.
Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë! pic.twitter.com/uUJyzy1FiT
— Edi Rama (@ediramaal) June 26, 2019
Tensionet politike në Shqipëri janë rritur pasi zyrtarët në pushtet insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht pse presidenti Meta ka ç’dekretuar vendimin për zhvillimin e këtij procesi dhe opozita refuzon të garojë.
Për të kuptuar më shumë rreth gjendjes politike në Shqipëri, shihni këtë material: Si u zhyt Shqipëria në krizë?