Boris Johnson paralajmëron Brexit pa marrëveshje

Kandidati kryesor për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Kandidati kryesor për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se në rast të zgjedhjes si kryeministër, do të kërkojë një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku.

Mirëpo, ai paralajmëroi se nëse BE-ja refuzon kërkesat e tij, atëherë Britania do të largohet pa marrëveshje më 31 tetor.

Kriza trevjeçare e Brexit-it mund të thellohet tutje, pasi premtimi i Johnsonit për të lënë BE-në pa marrëveshje mund të ngjallë reagime të ashpra në parlamentin britanik, deputetët e së cilit, kanë kundërshtuar daljen e vendit nga BE-ja, pa një marrëveshje.

BE-ja ka refuzuar të rinegociojë Marrëveshjen e Tërheqjes të arritur në maj të nëntorit të kaluar me qeverinë britanike.

Parlamenti britanik e ka hedhur poshtë tri herë këtë marrëveshje.