Presidenca e Republikës së Shqipërisë reagoi të premten ndaj deklaratës së kryeministrit të këtij vendi, Edi Rama, të bërë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se “zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit” dhe se "demokracia nuk mund të negociohet".
Dy zyrtarët e lartë shtetërorë janë të ngujuar në një përshkallëzim të gjendjes politike, në prag të zgjedhjeve lokale më 30 qershor.
“Jam dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”, tha Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një deklarate.
Reagimi erdhi pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama për Radion Evropa e Lirë, në të cilën ai u shpreh i vendosur që t’i mbajë zgjedhjet, pavarësisht mosdekretimit të tyre nga presidenti Meta, i cili mori për shkak bojkotimin e paralajmëruar të opozitës.
- Intervistën e plotë me kryeministrin Rama mund ta shikoni këtu.