SHBA-ja akuzon Iranin për sulmin në cisternat e naftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Iranin për sulmin në dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit.

Ai tha se vlerësimi është bërë në bazë të informacioneve për llojin e armëve të përdorura.

Pak orë pas deklaratës së Pompeos, ushtria amerikane ka lëshuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet.

Një zyrtar i lartë iranian i tha BBC-së, se Irani nuk ka lidhje me sulmet.

Shpërthimet në një nga rrugët ujore më të ngarkuara të naftës në botë, vijnë një muaj pasi katër depozita nafte u sulmuan në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

SHBA-ja në atë kohë fajësoi Iranin - por Teherani i mohoi akuzat.

Çmimet e naftës i ngritën deri në 4% pas incidentit të së enjtes.

Gjiri i Omanit është një ngushticë strategjike, përmes së cilës kalojnë qindra milionë dollarë naftë.