"Një aktor shtetëror" sulmoi tankerët në Emiratet e Bashkuara Arabe

Andrea Victory, një tanket norvegjez i naftës, u dëmtua gjatë sulmit më 12 maj.

Emiratet e Bashkuara Arabe i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka shumë gjasa që një "aktor shtetëror" të ketë sulmuar katër cisterna në bregun e tyre.

Sulmet e 12 majit mbanin shenja dalluese të një "operacioni të sofistikuar dhe të koordinuar", thanë Emiratet në raportin e tyre.

Megjithatë, ato nuk specifikuan se kush qëndron prapa sulmeve, që po ashtu goditën anije të Arabisë Saudite dhe Norvegjisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin, duke thënë se ky i fundit i ka sulmuar tankerët e naftës, në përpjekje për të nxitur rritjen e çmimeve globale të naftës.

Teherani e ka mohuar përfshirjen në sulme dhe ka bërë thirrje për hetime.

Sulmet kanë ndodhur në ujërat territoriale të Emirateve të Bashkuara Arabe, jashtë Ngushticës së Hormuzit.

Anijet janë dëmtuar nga, siç është thënë, një "akt i sabotazhit", por nuk është raportuar për të plagosur.