Federata Evropiane e Futbollit - UEFA - tha se po i shtrëngon rregullat e saj, në mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën, të mos refuzojnë të jenë nikoqire të ekipit të saj kombëtar të futbollit.
Kosova ka ende shanse të kualifikohet për Kampionatin Evropian më 2020 dhe katër nga 11 vendet që do t''i organizojnë lojërat e turneut të vitit të ardhshëm, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Në mesin e tyre janë: Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se politika "i obligon të gjitha ekipet tjera të pranojnë të lujanë kundër kombëtares së Kosovës, qoftë në territorin e tyre apo në territorin e Kosovës".
Kosova njihet nga të gjithë kundërshtarët e saj në grupin aktual të kualifikimit për Kampionatin Evropian: Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi, si dhe Qeveria britanike për Anglinë.
Kosova është bërë anëtare e plotë e UEFA-s në vitin 2016.