Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Meksika nuk po bën asgjë për të ndalur migrantët e jashtëligjshëm të cilët arrijnë në kufirin jugor me Shtetet e Bashkuara.
Trump tha se shumë shpejt Meksika do të përgjigjet për këtë.
...Mexico’s attitude is that people from other countries, including Mexico, should have the right to flow into the U.S. & that U.S. taxpayers should be responsible for the tremendous costs associated w/this illegal migration. Mexico is wrong and I will soon be giving a response!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 21, 2019
“Qëndrimi i Meksikës është se njerëzit nga vende të tjera, përfshirë Meksikën, duhet të kenë të drejtën të hyjnë në SHBA dhe që taksapaguesit amerikanë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e mëdha që lidhen me migrimin ilegal. Meksika është gabim dhe së shpejti do të jap një përgjigje", tha Trump përmes një postimi në Twitter.
Ai nuk e shtjelloi më shumë se për çfarë përgjigje bëhet fjalë.
Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit jugor.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar migrantët pa dokumente.