Plagosen tre persona në një shkollë në Prishtinë

Ilustrim

Gjatë një përleshje fizike, tre persona janë therur me thikë në një shkollë në lagjen "Emshir" të Prishtinës, njofton policia e Kosovës.

Në një komunikatë për media, thuhet se “tre personat, një 16 vjeç dhe dy të tjerë 17 vjeç, kanë marrë plagë nga arma e ftohtë dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor”.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarit dhe është në kërkim të tyre.

“Në kuadër të veprimeve të saj, policia ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të zbardhur gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ky incident ndodh disa ditë pasi në një shkollë tjetër të Prishtinës, nëna e një nxënëseje sulmoi me thikë mësuesen e fëmijës së saj.