Britania mund t'i lejojë Huawei-t ndërtimin e rrjetit 5G

Ilustrim.

Qeveria britanike duket se ka miratuar kërkesën e kompanisë kineze, Huawei për të krijuar gjeneratën e re të lidhjes në internet në këtë shtet (5G), pavarësisht shqetësimeve për rrezik të sigurisë.

Konfirmimi zyrtar nuk ka ardhur ende, mirëpo Daily Telegraph ka thënë se Huawei do të ndërtojë antena në këtë territor, por nuk do të ketë qasje në identitetin e secilit kompjuter apo në të dhëna tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që aleatët e saj, Britania e Madhe, Kanadaja, Austrialia dhe Zelanda e Re të përjashtojnë këtë kompani nga tregu i tyre, pavarësisht se Huawei ka mohuar që puna e kompanisë përbën ndonjë rrezik për spiunim.

Deri më tani Australia ka thënë se qëndron përkrah Uashingtonit, i cili ka përmendur “shqetësime serioze për obligimet e Huaweit ndaj Qeverisë kineze dhe rrezikut që mund të sjellë për integritetin e telekomunkimeve në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë”.

Britania konsiderohet e cenueshme ndaj ndërhyrjes kineze

Gjenerata e re, 5G e lidhjes së klientëve me internet, premton shkarkim dhe ngarkim më të shpejtë të të dhënave dhe mbulim më të gjerë dhe stabil të lidhjeve tjera.

Po ashtu, kjo gjeneratë është thënë se është dukshëm më e mirë në të përballuarit e ngarkesave të mijëra pajisjeve, duke nisur nga telefonat mobilë dhe kamerat.

Huawei tejkalon shifrën e 100 miliardë dollarëve në fitime vjetore

Zhvillimi i një teknologjie të tillë është vlerësuar i domosdoshëm bazuar në nivelin e digjitalizimit të shumë proceseve në jetën e përditshme.