Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën përmes një postimi në Facebook se në takimin e Berlinit, ku do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, "nuk ka asnjë agjendë të fshehtë" që çon në ndonjë marrëveshje për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
"Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë inciativë", tha Thaçi.
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill në Berlin, ku nikoqir të takimit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, është takim tradicional dhe joformal.
Të dy presidentët, të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, janë shprehur se nuk presin shumë nga ky takim.
Ndryshe, presidenti Thaçi, lidhur me vonesën në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka shtuar se pret që Gjermania dhe Franca të harmonizojnë qëndrimet.
"Në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë", tha Thaçi.