Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ratifikojnë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.
"Nëse Kosova e merr këtë hap, udhëheqësit e juaj dërgojnë mesazh të fuqishëm se Kosova po përgatitet për integrimin euroatlantik", tha Kosnett përmes një postimi në Twitter.
Vitin e kaluar, në Kosovë janë raportuar mbi 1,000 raste të dhunës në familje, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra.
Kurse, gjatë dhjetë vjetëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 raste të vrasjeve, ku viktima kanë qenë gratë.
Lexoni edhe këtë:
Kosnett: Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik, ekonomik e social