SHBA paralajmëron Turqinë kundër blerjes së sistemit raketor rus

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Pence tha se Turqia "duhet të zgjedhë" midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose rrezikon sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë "vendime të tilla të pamatura".

Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e bërë.

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Pence po ashtu kritikoi Gjermaninë - një tjetër anëtare të rëndëishme të NATO-s - për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtjen e saj.

Moska nuk bëri asnjë koment publik për zhvillimet e fundit.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.