Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektigjin që ndalon funksionimin e lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshme në territorin e Kosovës.
Në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, ky projekligj është miratuar me 69 vota në të mirë të tij.
Projektligji është miratuar pavarësisht kritikave të disa deputetëve, që kanë thënë se një vendim i tillë do të ndikojë që kjo veprimtari të funksionojë jashtëligjshëm.
Më 26 mars Kuvendi i Kosovës, ka miratuar fillimisht një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku është kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.
Javë më parë është raportuar se dy persona janë vrarë brenda dy kazinove në Kosovë.