"Mallkojeni SHBA-në", bën thirrje Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kërkoi nga iranianët që "t'i mallkojnë" Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Sadite për gjendjen e rënduar ekonomike në Iran.

Rohani ka fituar pushtetin në vitin 2017, duke premtuar rritje ekonomike dhe marrëdhënie më të hapura me botën. Por, kriza ekonomike ka bërë që kritikët të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Rohani tha se sanksionet e SHBA-së kanë krijuar vështirësi, duke dobësuar monedhën iraniane dhe duke rritur inflacionin.

"Mallkojini ata që e kanë krijuar situatën e tillë", tha Rohani, duke shtuar se "SHBA-ja, zionistët dhe Arabia Saudite duhet të fajësohen".

"Plani i SHBA-së është të dominojë Iranin", tha Rohani.

SHBA e ka goditur Iranin me sanksione të rënda ekonomike, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në maj të vitit 2018, për t'u tërhequr nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe fuqi të tjera botërore.

Rohani premtoi se do t'i rrisë pagat edhe në sektorin qeveritar, edhe në sektorin privat, dhe tha se do të ketë edhe rritje të pensioneve.

Më shumë në këtë temë:

Armiq "të përbetuar"

Irani me projekte të reja për rritjen e prodhimit të gazit natyror