Kusturica emërohet këshilltar i Dodikut

Emir Kusturica

Regjisori serb, Emir Kusturica, u emërua këshilltar i anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik.

Njoftimi nuk sqaroi se cilat do të jenë detyrat e Kusturicës, 64 vjeç.

Kusturica, i lindur në Sarajevë, është mik i afërt i Dodikut, nacionalist serb.

Të dy ata shprehin mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin.

Kusturica, dy herë fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, është i njohur për deklarata kundërthënëse.

Një nga filmat e tij "Underground", i vitit 1995, është cilësuar si shumë pro-serb.

Dodik u zgjodh anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës në muajin tetor. Anëtari mysliman është Shefik Xhaferoviq, ndërsa ai kroat Zhelko Komshiq.

Bosnja përbëhet nga entiteti mysliman-kroat dhe entiteti serb, ndërsa qeveria qendrore i lidh të dy ata.

Dodik ka bërë thirrje për shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe për pavarësinë e entitetit serb, Republika Srpska.