Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Duseldorf të Gjermanisë.
Kelmendi ka mposhtur me ippon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.
Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.
"E artë!", ka shkruar mes tjerash Kuka në Facebook.
Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin Kampione Bote dhe Kampione Olimpike, është vetëm njëra nga shumë xhudistët tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.