Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të largohet për të ruajtur, siç ka thënë, miqësinë me partnerët e Kosovës.
Hoti ka thënë në një postim në Facebook se Qeveria “nuk ka vota nga opozita për të shkatërruar shtetin”.
Përveç Hotit, edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur të mërkurën shqetësimin e saj për siç ka thënë mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të Kosovës.
Sipas kësaj partie, një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë së fundmi përmes një komunikate se refuzimi për të pezulluar taksën është qëndrim kundër interesave të SHBA-së.
Qeveria e Kosovës ka thënë tarifë prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar të insistojë të aplikim të kësaj mase, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.