Dy të vdekur nga gripi në Kosovë

Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një komunikate njofton se të martën, në Klinikën Infektive janë raportuar dy vdekje të pacientëve me gripin e llojit "Influenca A".

Sipas Institutit, pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 18.736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratorë akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numri më i madh i rasteve raportohet nga komunat: Prishtinë, Prizren dhe Podujevë por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve, thuhet në komunikatën e këtij Instituti.