Haradinaj: Për shfuqizimin e tarifës nevojitet njohja nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar të marten se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës mbetet në fuqi.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media, Haradinaj tha se dëshiron që t’i dëgjojë sugjerimet dhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shfuqizimin e tarifës, por vendimi për heqjen e saj nuk mund të merret ende.

“Edhe ne kemi dëshirë ta heqim taksën dhe synojmë ta heqim atë, sepse është edhe sugjerim i aleatëve tanë, pra i SHBA-së, por e ndërlidhim heqjen e saj me një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke”, tha Haradinaj.

Lexoni edhe këtë: Veseli: Vendimet i marrim bashkë me SHBA-në